Trajneri i Mançester Junajtid, Ole Gunar Solskajer, ka siguruar se Pol Pogba nuk do të largohet nga klubi në merkaton e janarit. 26-vjeçari francez, ka luajtur vetëm dy ndeshje për shkak të një dëmtimi në kavilje dhe prej kohësh përflitet si përforcim i Real Madridit.

Ish-lojtari i Juventusit, ka pranuar se është në kërkim të një sfide të re, por sipas trajnerit Solskjaer, ai nuk do të lëvizë. Timoneri i Junajtidit e ka theksuar këtë në konferencën për shtyp përpara takimit ndaj Uotfordit. “E kuptoj interesin që keni për këtë çështje. Pol është një lojtar fantastik me një personalitet dhe karizëm të madhe dhe ne jemi të lumtur që e kemi këtu”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb