Pogba-Man.United është një marrëdhënie e destinuar të përfundoj në divorc në fund të këtij sezoni. Ylli francez ka përsëritur dhe një herë dëshirën e tij për tu larguar nga “pallati i ëndrra”, kjo duket vera ideale për tu shkëputur përfundimisht nga ishulli britanik. Sipas “Mirror”, francezi është i bindur më shumë se kurrë në këtë ide, e përforcuar gjatë këtij sezoni teksa Man.United jo vetëm që nuk u fuqizua por rrezikon të mbylli sezonin pa asnjë trofe dhe larg europës.

Pogba
Pogba

Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, Man.United e ka mundësinë të zgjas kontratën e Pogbas edhe me një tjetër vit por mesfushori francez ia ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se nuk ka ndërmend të vijoj me karrierën me “djajtë e kuq”. Sipas “Mirror”, disa ditë më parë, Pogba i ka rrëfyer edhe shokëve të tij tek Man.United se në fund të sezonit do të largohet. Të gjithë këto të dhëna kanë bindur mediat angleze por dhe ato italiane se ky është sezoni i fundit i Pogbas me fanellën e United.

Pogba
Pogba

E vetmja pikëpyetje që nuk ka marrë një përgjigje përfundimtare, është se ku do të vijoj karrierën Pogba? Real Madrid dhe Juventus janë dy klubet që nuk kanë hequr dorë nga ideja e tyre për të blerë kartonin e Pogba. Juve beson tek agjenti i tij, Mino Raiola ndërsa Reali shpreson që Zidane të bind bashkëkombësin e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb