Paul Pogba vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve. Nuk është sekret që mesfushori kërkon të largohet nga Manchester United, por mediat angleze bëjnë të ditur se ai ka rritur presionin për ta mundësuar këtë që në merkaton e janarit.

072302718 Bba85a78 1d11 4942 9b1b A62e70f5e6e0
072302718 Bba85a78 1d11 4942 9b1b A62e70f5e6e0

Francezi ia ka bërë të qartë klubit, trajnerit dhe shokëve të skuadrës që nuk do të qëndrojë në Premier League dhe sipas tij ka bërë gati valixhet për destinacionin e ardhshëm, që me shumë mundësi është Madridi. Pogba ndiqet prej kohësh nga Real, ndërsa qëndron në krye të listës së dëshirave të Zinedine Zidane. Menaxheri i tij, Mino Raiola po punon në fshehtësi për të gjetur mënyrën më të mirë për të bindur Manchester United të shesë futbollistin, por deri tani “Djajtë e Kuq” kanë rezistuar në kërkesën e tyre financiare.

A678fde2101988345f64fb8684f14731
A678fde2101988345f64fb8684f14731

Më thelb, Manchester United nuk ka qenë asnjëherë kundër largimit të Pogba, por pretendon për kartonin e tij jo më pak se 125 milion euro. Kjo shifër është e përballueshme për “los blancos”, por problemi qëndron te ekuilibrat që duhet të ruhen në dhomat e zhveshjes. Florentino Perez dhe bashkëpunëtorët e tij i druhen faktit se transferimi Pogba me statusin e blerjes më të shtrenjtë do të prishte atmosferën brenda ekipit, që ka gjetur qetësinë pas një nisje të vështirë të sezonit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb