Eksperienca e dytë e Paul Pogbas në fanellën e Juventusit po shkon keq, shumë keq. Futbollisti francez u përball me lëndime që prej rikthimit të tij në Torino verën e kaluar nga Manchester United.

Përfaqësuesi francez u rikthye së fundmi në fushën e blertë nga lëndimi, por qetësi për Juven nuk ka. Sipas mediave angleze, ish-kampioni i botës me Francën ka mbetur jashtë skuadrës që Juventusit për përballjen e sotme ndaj Freiburg për shkaqe disiplinore.

Thuhet se Pogba ka mbërritur vonë për t’iu bashkuar shokëve të skuadrës dhe për këtë arsye është lënë jashtë ekipit. Juve do të përballet me ekipin gjerman sonte në “Allianz Stadium” në ndeshjen e parë të 1/16 të Europa League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb