Man.City pësoi një shok në “Bernabeu” duke u larguar nga Champions në mënyrën më pak të pritshme. Kjo nuk është hera e parë, edhe në rrethana të tjera, “qytetarët” kanë ditur të reagojnë, i kërkohet të bëjnë sërish të njëjtën gjë për të mbyllur me sukses Premier League, aty ku janë ende në krye dhe ku dëshirojnë të qëndrojnë deri në fund për të fituar titullin në ishull.

Mediat angleze i kanë kushtuar faqet e para “luftës së ftohtë” City-Liverpool, por dhe detaje nga tregu i transferimeve:

  • foto galeri
  • foto galeri

“Heshtja është flori”, shkruan Express dhe Mirror, duke iu referuar kërkesës së Klopp për të shpërfillur zërat që shqetësojnë jo pak ambientin në këtë foto-finsh të sezonit.

Pogba
Pogba

Daily Mail në faqen e parë ka një lajm të zhurmshëm në lidhje me tregun e transferimeve: “City kërkon Pogba”.

Ten Hag
Ten Hag

Telegraph i ka kushtuar rëndësi lajmit se Erik Ten Hag, trajneri i ri i Man.United, kërkon të bind C.Ronaldo që të qëndrojë në “Old Traford”, në fakt ky është një lajm i ri pasi më herët u përfol se holandezi nuk e shihte Ronaldon pjesë të skemave të tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb