Juventus vihet në ndjekje të Paul Pogba, për këtë janë të sigurt në Angli. Mirror, shpjegon se pavarësisht konkurrencës së madhe për francezin, i cili kërkohet nga klube si Real Madrid e PSG, Juventus ka një bonus më shumë në raport me rivalët, vet lojtari preferon të rikthehet në Torino.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë të vetëdijshëm për këtë dëshirë të lojtarit, për këtë arsye janë të gatshëm të bëjnë një sakrificë të madhe ekonomike duke kaluar edhe limitet e tyre, janë të gatshëm ti ofrojnë 9 milionë euro në sezon plus një bonus të majm në momentin që do të hedh firmën mbi kontratë.

Pogbaaa
Pogbaaa

Juventus do të bëjë gjithçka për të rikthyer në Torino Pogna-n një lojtar që në 2016 e shitën te Man.United për një shifër rekord prej 89 milionë paund.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb