Qyteti i Pogradecit përjetoi këtë fundjave festën e përvitshme të verës dhe gështenjave, e cila është kthyer në traditë prej 25 vitesh. Ajo nisi si një festë e vogël nga një grup pogradecaresh e nga viti në vit u zgjerua duke u kthyer në një prej festave tradicionale të zonës.

Simboli i kësaj feste është hapja e buteve të verës, ku qindra qytetar turist dhe të ftuar të tjerë shijojnë verën e sapo zbrazur nga butet.
Prodhimi i verës mbetet një tradite për qytetin e Pogradecit, ndërsa verërat pogradecare ndër vite kanë marrë edhe çmime ndërkombëtare.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb