Bashkëshorti i Lirisë, gruas që u mbyt tragjikisht në gropën me ujë bashkë me të bijën, rrëqethi mbarë shqiptarët me rrëfimin në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, në News24 disa javë më parë. Por cila është historia tragjike e familjes Mazelli në fshatin Alarup të Pogradecit?

Në muajin tetor të 2019 në këtë familje ka ndodhur tragjedia. Vajza e vogël e familjes Elena vetëm 10 vjeç ka rënë aksidentalisht në gropën me ujë që përdorej për vaditje, ndërsa e ëma Liria që ishte duke punuar tokën ka hyrë me shpejtësi për ta shpëtuar, por për fat të keq janë mbytur të dyja. Bashkim Mazelli, vjehrri i 35-vjeçares ishte personi qe nxori trupat e pajetë. Trupat i gjeti njëra mbi tjetrën, gruaja ka qenë duke mbrojtur vajzën, si nëna që jep gjithçka për fëmijën e saj, edhe ne vdekje mundohet ta mbroje me trupin e saj. Bashkimi rrëfeu si i gjeti trupat e tyre pa jetë: “Ka qenë ditë e diel, i thashë vajzës punojmë bashkë tokën, ato erdhën diku këtu unë isha më tutje, ishte ora 12.30 i them vajzës së madhe nëse mami u kishte ardhur. Në orën 15.00 ato ende mungonin, panë në arrë nuk kishte njeri, një nga vajzat panë shapkat e Elenës, uji ishte i turbullt. E pashë vetë, shapkat ishin atje, u futa vetë e ngrita doli nusja siç ishte me atlete veshur. I nxorëm, ishin në të njëjtin vend. Qëndrova dy orë, nuk kisha më fuqi, mu prenë krahët. Nuk më zë më gjumi që nga ajo ditë” kujtoi në emision Bashkimi, gjyshi i Elenës 10 vjeçare e cila humbi jetën tragjikisht. Ndërsa bashkëshorti i Lirisë tregoi mes lotësh barrën e rëndë që i la mbi supe bashkëshortja, tre vajzat e vogla, ku njëra është vetëm 1 vjeçe. “Unë isha në Maqedoninë e Veriut më thanë të është mbytur babai, gjatë rrugës qaja babain. Po më binte të fikët pashë në shtëpi babin gjallë, më tha unë jam mirë por…një i afërm më tha që vajza ka rënë aksidentalisht dhe u mbyt. Unë nuk po shikoj nusen i thashë, më thanë nuk kemi një atje më ra të fikët. Nuk e përballova dot. Jam më një ndihmë ekonomike”, kujton bashkëshorti i Lirisë. Historia e familjes Mazelli përloti këdo, Elvisi dhe Sidriti udhëtuan drejt fshatit Alarup ku takuan kryefamiljarin dhe tre vajzat e vogla të mbetura pa nënën e tyre. Surpriza që kishin përgatitur për ta ishe e madhe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Njëlloj tërmeti është edhe kur njeriu merr vesh brenda një çasti të caktuar që i ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja edhe vajza, tërmet është kur fëmijët jetimë duhet t’i rritësh vetë. Ai ka tre vajza. Historinë e tyre e kemi trajtuar përpara tërmetit. Ne po shkojmë t’i vizitojmë tek shtëpia e vjetër. Ata rrinë në një dhomë të gjithë, është shumë e vështirë. Kjo histori ka prekur shumë, shqiptarët janë me zemër bujare”, -i thotë Elvisi Sidritit.

Elvisi dhe Sidriti takojnë Jetmirin kryefamiljarin dhe vajzat e tij të mitura në banesë në fshatin Alarup.

Biseda me Jetmirin
Elvisi: Shumë shqiptarë janë prekur nga historia juaj, nuk ju kemi harruar. Mos u mërzit, ne duam të të lidhim një pension

Jetmiri: Jam kthyer edhe baba dhe nënë për vajzat. Po ika unë larg fëmijët mbeten pa shkollë. Nëse largohem për punë, i lë vetëm vajzat e mia. Ato janë të vogla. Edhe tavani këtu nuk ka siguri, kemi frikë.

Elvisi: Ju nuk mund të jetoni më këtu në këto kushte, është gërmadhë. Nuk duhet të rrimë më këtu se edhe kemi pasoja nga tërmeti..do shkojmë në një vend më të mirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb