Policia e Pogradecit është vënë këtë mbrëmje në ndjekje të një automjeti me sirianë.

Sipas raportimit të gazetares Lorena Kodra për “BalkanWeb”, kur mjeti ka pikasur postbllokun e policisë në hyrje të qytetit, ka ikur me shpejtësi në kundra vajtje në një rrugë paralele, por është përplasur pranë një trotuari tek lumi i qytetit.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe dyshohet të ketë pasur rreth 4-5 refugjatë në makinë. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të një mjeti tjetër tip Benz që hapte rrugën për mjetin tip ML me refugjatë.

Drejtuesi i mjetit është larguar dhe është kapur disa qindra metra më tej nga policia midis pallateve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: