POGRADEC– Dy persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor të shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në Pogradec. Burime nga policia bëjnë me dije se një automjet ka përplasur për vdekje një çift bashkëshortësh në afërsi të fshatit Gështenjas.

Automjeti tip ‘Audi’ me targa CA 258 BB ka përplasur Feride dhe Neki Rexhollarin, 73 dhe 80 vjeç, të cilët kanë qënë duke ecur në rrugë në momentin e goditjes.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, 28-vjeçarin Arjan Çela, ndërsa po punohet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: