Rreth orës 19:00, te rruga e Drilonit, në Pogradec, një automjet tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. L., ka përplasur këmbësoren, shtetasen Z. D., rreth 73 vjeçe, banuese në Pogradec.

73- vjeçarja po mer ndihmë mjekësore në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të  përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb