POGRADEC

Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht dy persona për veprat penale të prerjes së paligjshme të pyjeve dhe të shpërdorimit të detyrës. Sipas bluve të Pogradecit, shtetasi E.B, banues në fshatin Çezmë e Vogël është kapur në flagrancë duke prerë dru në pyll pa leje, ndërsa specialisti për mbrojtjen e pyjeve në bashki, A.M, banues në fshatin Trebinjë është proceduar për shpërdorim detyre.

Në hetime e kryera ka rezultuar se ky i fundit kishte dijeni për prerjen e paligjshme të pyjeve, por nuk ka marrë asnjë masë.

“Procedohen penalisht dy shtetas, njëri prej të cilëve për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe shtetasi tjetër, specialist i mbrojtjes së pyjeve në Bashki, për “Shpërdorim detyre”. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë prerje të paligjshme të pyjeve, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

E.B, banues në fshatin Çezmë e Vogël.

A.M, banues në fshatin Trebinjë, me detyrë Specialist i mbrojtjes së pyjeve në Bashkinë Pogradec.

Ditën e djeshme, shtetasi E.B, është kapur në pyllin e fshatit Zëmçë, duke prerë dru pa lejen përkatëse, ndërsa shtetasi A.M, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën pasi nuk ka marrë masat e duhura, edhe pse ka patur dijeni për rastin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: