POGRADEC-Policia e Korçës ka proceduar dy ish-elektricist të Operatorit të Sistemit Shpërndarës të Energjisë Elektrike nënë akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Të arrestuar janë shtetasit, S.R, 57 vjeç, banues në Pogradec dhe F.L, 54 vjeç, banues në Vërdovë.

Proçedimi ndaj tyre filloi, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi V.T, 56 vjeç, banues në Vërdovë, i cili deklaron se shtetasit e mësipërm, në vitin 2008 – 2009, duke qenë me detyrë elektricistë, pranë kompanisë OSHEE -Pogradec, nuk kanë kryer detyrën për derdhjen e regjistrimin e pagesave të energjisë elektrike në bankë, ku si pasojë ky shtetas rezulton debitor. Materialet në ngarkim të shtetasve iu referuan Prokurorisë, si të dyshuar për konsumim të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: