POGRADEC-Ndërkohë vijon gjëma për një familje që jeton pranë lumit të Vërdovës në Pogradec. Një vit më parë në familjen Abrashi me banesë buzë lumit, lumi shembi murin rrethues dhe rrëmbeu kryefamiljaren M.Abrashi 38 vjec që ndodhej në bahce, trupi i së cilës u gjet dhjetra orë më vonë në të dalë të fshatit. Por me nisjen e shirave të vjeshtës, familja Abrashi tronditet sërish. Lumi i Vërdovës del nga shtrati dhe jo vetëm rishemb murin rrethues të shtëpisë por rrëzon muret e banesës duke rrezikuar jetët e familjarëve që ndodheshin aty.
Ndërkaq lumi ka shkaktuar dëme të mëdha dhe në biznese e hyrjet e kateve të para të pallateve në Pogradec.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: