Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga Pogradeci dhe pushuesit të cilit kanë zgjedhur këtë qytet për të kaluar pushimet verore.

Kreu i qeverisë shkroi se qetësia, pastërtia dhe klima e kanë bërë prej kohësh Pogradecin një destinacion special jo vetëm për pushuesit shqiptarë, por edhe për ata të huaj.

Rama ka shtuar se me investimet e reja, ky qytet pritet të jetë një pikë referimi për turizmin.

“Qetësia, pastërtia dhe klima e veçantë e qytetit të Lasgushit, e kanë bërë prej kohësh Pogradecin një destinacion tejet special jo vetëm për pushuesit shqiptarë, por edhe ata të huaj

Me investimet e reja që janë në rrugën e jetësimit mbi projekte ambicioze zhvillimi, ky destinacion do të jetë një tjetër pikë e bukur referimi e Shqipërisë2030”, ka shkruar kryeministri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb