Në palestrën e klubit sportiv “Partizani” janë luajtur ndeshjet e fundit të Kampionatit U-14 për vajza, një aktivitet mjaft interesant, që për disa javë me radhë dhuroi emocione e rivalitet, duke konfirmuar se një kontigjent i mirë vajzash po rritet.

Në përfundim të kampionatit, kampion doli ekipi i Pogradecit, që ishte më i miri në këtë aktivitet. Në vendin e dytë u rendit Tirana, atë të tretë Partizani dhe në vendin e katërt Apolonia, katër skuadrat më të mira dhe që shkuan deri në fazën finale.

Gjithsesi, Federata Shqiptare e Volejbollit përgëzon të gjitha ekipet pjesëmarrëse në këtë kampiont moshash për lojërat e zhvilluara dhe u uron suksese në të ardhmen, për të vazhduar në këtë rrugë. Aktiviteti tregoi se një grup i mirë vajzash po rritet dhe që do të jenë e ardhmja e volejbollit shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: