Pogradeci triumfon 1-0 ndaj Besës në “Elbasan Arena”, në përballjen e vlefshme për finalen e Play Off të Kategorisë së Parë. Liqenorët treguan forcën që në fillimin e sfidës, duke zhbllokuar takimin me Alidemaj.
Ekipi nga Kavaja provoi të reagojë por e pati mjaft e vështirë të thyejë mbrojtjen e kundërshtarit.
Besës tani nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të tentojë edhe një herë, sezonin tjetër.
Gëzim i madh për Pogradecin, që është një hap larg Superiores. Pogradeci do të sfidojë Tiranën, takim nga i cili do mësohet se kush skuadër do luajë në elitë.