Pokémon GO po shënon gjithnjë e më shumë rënie përdoruesish. Të paktën kështu thotë një studim i Axiom Capital Management i publikuar nga Bloomberg. Sipas studimit, rënia është e shpejtë dhe e vazhdueshme.

Mësohet se loja më popullore e momentit, vetëm në muajin e fundit ka humbur pesëmbëdhjetë milionë përdorues.

Sakaq vetë kompania që krijoi lojën, The Pokémon Company e Niantic Labs ka bërë përditësime të reja për lojën, statistika për lojën, përdoruesit dhe liderët për ta bërë edhe më interesante.

Por pas rënies së përdoruesve të gjithë pyesin: Mos është kjo rruga e kapitullimit?
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: