Arsenal “fluturon” në krye, thyen pastër 4-0 Everton duke përforcuar statusin e tyre si favoritë në Premier League. Plus 5 pikë në raport me Man.City janë një diferencë që i jep qetësinë e duhur ekipit të Arteta-s.

“Topiçinjtë” kaluan në avantazh në minutën e 40-të me një kryevepër nga Saka. Në limitet e pjesës së parë, Martineli shënoi golin e dytë, i konfirmuar nga VAR. Arsenal ishte i papërmbajtshëm në pjesën e dytë, ku Odegaard realizoi golin e tretë, ndërsa në të 80-tën, Martineli shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Arsenal.

Në përfundim të sfidës, Arteta u shfaq i lumtur për suksesin e pastër përballë Everton: “Jam më të vërtetë i lumtur të shoh skuadrën duke luajtur ashtu siç dëshirojmë. Ky është një sezon ndryshe, nuk ka ndeshje të lehta”, theksoi trajneri i Arsenal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb