Bayern Munich shpërthen në orët e fundit të merkatos duke realizuar një “poker” transferimesh. Afrimi më i bujshëm është ai i Douglas Costa, anësori brazilian rikthehet sërish në Mynih, këtë herë në formë huazimi nga Juventus për një sezon.

Më në fund, Flick do të ketë një zëvendësues edhe për Robert Leëandoëskin pasi Bayern arriti akordin me Eric Maxim Choupo-Moting. Sulmuesi vjen nga PSG, një lojtarë që e njeh shumë mirë Bundesligën dhe një rezerve luksi për polakun. Choupo-Moting firmosi një kontratë deri në vitin 2021.

Rocaaa
Rocaaa

Më herët, Bayern Munich arriti të siguroj me në fund shërbimet e Marc Roca. Spanjolli shihet nga drejtuesit si zëvendësues i Thiago Alcantara. 23-vjeçari firmosi një kontratë 4-vjeçare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kampionët absolut të europës arritën të gjejnë një zëvendësues edhe për Pavard në krahun e djathtë të mbrojtjes teksa siguruar shërbimet e Bouna Sarr. Francezi vjen nga Marseja në Mynih ku firmosi një kontratë të vlefshme deri në 30 qershor 2024.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb