Brazili vijon të jetë i pathyeshëm në kualifikueset e Botërorit. Selecao mposhti bindshëm 4-1 Uruguajin, duke vijuar të kryesojë renditjen. Goli i Neymar, 10 minuta nga fillimi i ndeshjes, ishte vetëm fillimi pozitiv i vendasve.

Kjo epërsi u dyfishua vetëm tetë minuta më vonë falë vrapimit inteligjent të Raphinha në shtyllën e largët, i cili finalizoi lehtë pas goditjes së Neymar. Anësori i Leeds United do të dyfishonte rezultatin në minutën e 13-të, gjë që e vendosi ekipin e Tite në epërsi komanduese.

Raphina realizoi të dytin personal dhe të tretin në minutën e 58-të pas pasimit të Neymar. Një goditje dënimi e Suarez dukej se e hapi ndeshjen me 13 minuta të mbetura, por goditja me kokë e Gabit në minutën e 83-të mbylli gjithçka. Fitorja mban distancimin e Brazilit me gjashtë pikë në krye të tabelës.

Argjentinës i duhej një fitore për të ndërmarrë një hap tjetër vendimtar drejt kualifikimit në “Katar 2022”. Suksesi erdhi në shtëpi kundër Perusë, falë një goli të mrekullueshëm nga Lautaro Martinez.

Një gol i mrekullueshëm, që më vonë rezultoi vendimtar, pasi Yotun, në minutën e 65-të humbi rastin më të rëndësishëm të Perusë, duke humbur penalltinë. Messi u aktivizua për 90 minuta të plota, por pa lënë gjurmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb