Në një atmosferë të mrekullueshme në “San Siro”, Inter godet në shenjë, siguron një biletë për në fazën e 1/8 pikërisht nga një grup ku nuk shiheshin favoritë. Në letër dukej një mision i vështirë, por ja që ziklatërit festojnë një xhiro përpara fundit, duke arritur objektivin e parë sezonal, jetik për arkat e klubit.

Përballë Plzen ishte një ndeshje ku nuk lejoheshin surpriza, ishte e qartë që duhet të gjenin sa më shpejt golin e avantazhit për të pasur sfidën në kontroll, pas disa tentativa, Mkhitaryan zhbllokoi ndeshjen në minutën e 35-të. Historia e këtij takimi praktikisht u mbyll që në pjesën e parë pasi në të 42-të Dzeko dyfishojë shifrat.

4
4

Sulmuesi boshnjak bëri liderin për Inter teksa në të 66-tën realizoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për zikaltërit. Më në fund në fushë u rikthye edhe Romelu Lukaku, “bomberi” belg u aktivizua në minutën e 83-ët, i mjaftuan 4 minuta, një top në zonë për të gjetur golin duke sigluar shifrat në 4-0.

“E dinim që do të ishte një grup i vështirë, flas në momentin kur u hodh shorti, por në shkuam përtej pritshmërive. Për të arritur objektivin e parë sezonal duhej diçka speciale, një duartrokitje për të gjithë lojtarët”, u shpreh Simone Inzaghi pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb