Mjaftoi një sfidë e vetme, ajo kundër Teutës, që Tirana të shkelmojë krizën. Kampionët rikthen të sillen si të tillë, triumfojnë me lojë dhe rezultat bindës. Sigurisht, Teuta nuk ishte rivali më i fortë i mundshëm, testi i vërtetë, por bardheblutë ishin perfekt në çdo detaj, fitorja e pastër 4-0 nuk lë vend për koment.

Orges Shehi dhe stafi i tij kanë më shumë se një arsye për të festuar. Ishte e rëndësishme që ekipi të reagonte pikërisht tani, përpara pauzës së Kombëtares, tani kanë dy javë kohë për të përgatitur sfidën më të rëndësishme të sezonit, derbin përballë Partizanit. Më në fund Shehi gjen “bomberin” e shumë kërkuar, rigjen Xhixhën. Sulmuesi zhvilloi një sfidë të madhe, 3-golëshi i tij flet shumë, Shehi mund të mbështet tek ai. Dyshja me Hasanin funksioni shumë mirë, të mbështetur edhe nga Patrik.

Në përgjithësi i gjithë ekipi funksioni shumë mirë, ishte e rëndësishme gjithashtu që të mos pësonin. Paraqitja e tyre në këtë sfidë me Teutën grof edhe tifozët, i gjithë ambienti bardheblu tani fokusohet te përballja me Partizanin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: