Spektakli me 7 gola mund të kënaq tifozët, por jo aq shumë dy trajnerët, Tuchel dhe Ten Hag, dy ekipet gabuan shumë në fazën defensive. Sigurisht atmosfera është festive në Mynih, një start i Champions League me një fitore përballë United nuk është për tu hedhur poshtë: “Në fund të ditës, e merituam këtë fitore. Çdo sukses në Champions është i rëndësishëm, mbi të gjitha për të fituar besim, por sigurisht ka ende gjëra që duhet t’i përmirësojmë”, u shpreh Thomas Tuchel.

Tuchel
Tuchel

Njeri i ndeshjes në këtë sfidë rezultoi Leroy Sane, por as sulmuesi gjerman nuk feston plotësisht: “Jemi të lumtur për këtë fitore në sfidën e parë të Champions League. Ishte një lojë e fortë, ishim mirë përpara, por duhet të ndalojmë së bëri kaq shumë gabime. Ishte pa diskutim një sfidë spektakolare për tifozët, por jo për ne, duhet të jemi më të qetë dhe më të saktë në kundërsulm”, theksoi Sane.

Ten Hag Kane
Ten Hag Kane

Keqardhje për këtë humbje ndjen trajneri Ten Hag, të dalësh nga Mynih pa pikë pasi kanë shënuar 3 gola nuk i lë një shije të mirë: “Jemi të zhgënjyer, kjo është e dukshme. Kur shënon 3 gola këtu dhe del duar bosh nuk është diçka e mirë”, u shpreh Ten Hag.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb