Polakët duhet t’i kalojnë Krishtlindjet vetëm në shoqërinë e të dashurve të tyre, tha sot Ministria polake e Shëndetësisë duke paralajmëruar kundër një lirimi tepër të shpejtë të kufizimeve të pandemisë.

Në një intervistë për gazetën “Super Express”, ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski duket se shoi shpresat e polakëve që kërkonin të shijonin Krishtlindjet me familjet e tyre dhe me miqtë.

“Edhe nëse numri i rasteve zvogëlohet shpejt, heqja e kufizimeve do të ishte e parakohshme”, tha ai.

“Fatkeqësisht, këto Krishtlindje do t’i ngjajnë Pashkëve të këtij viti, të cilat ne i festuam vetmë në shoqërinë e të dashurve tanë”, shtoi Niedzielski.

Në intervistën e botuar sot, Niedzielski shtoi se periudha e pushimeve dhe shembulli i Republikës Çeke, ku rregulloret e bllokimit u hoqën shpejt na dha mësimin që një lehtësim shumë i shpejtë përkthehet në një numër të lartë të pacientëve.

Ministri gjithashtu shtoi se probabiliteti i futjes së një karantine kombëtare është akoma i lartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb