Ka përfunduar në barazim “Derby i Italisë”, mes Interit dhe Juventusit. Zikaltrit ishin ata që nisën me entuziazëm sfidën, duke regjistruar që në minutat e para volum loje dhe raste të pastra për gol. Epërsia për milanezët do të vinte pas 17-minutash lojë, ku goditja e gjuajtur nga Calhanoglu përfundoi në shtyllë, e më pas, me portën e boshatisur Edin Dzeko nuk do e kishte të vështirë të shënonte.

Në këto ritme përfundoi pjesa e parë, për t’ia lënë vendin të dytës, që nisi po aq e vrullshme sa e para. Interi pati përsëri një rast të mirë shënimi me anë të Perisic, i cili pasi bën një sprint thuajse në të gjithë krahun e majtë, ekzekuton keq goditjen dhe i mohon vetes golin. Ndërkohë, nga Juventus, Dybala dhe Chiesa, provuan disa herë për të shënuar, por u hasën me rezistencën e kundërshtarëve dhe me fatin jo në favor të tyre. 2 Minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Alex Sandro, u rrëzua pranë zonës.

Ishte VAR-i ajo që vendosi të ishte penallti, edhe pse vendasit e kontestuan këtë vendim të gjyqtarit. Nga pika e bardhë, Dybala nuk e kishte të vështirë të shënonte, duke barazuar rezultatin, që do të vijonte i pandryshuar deri në përfundim të ndeshjes. Kështu, “derby i Italisë” përfundoi në paqe, me Interin që e sheh veten në vendin e 3 me 18 pikë, ndërsa Juventus, me 3 pikë më pak ndodhet në vendin e 6.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: