Ish-portieri legjendar i Tiranës, Blendi Nallbani, i cili ka shkruar faqe të rëndësishme në historinë e klubit bardheblu duke fituar tituj të shumtë me skuadrën kryeqytetase, nuk ka mundur të sigurojë një biletë për të ndjekur nga stadiumi derbin e madh të kryeqytetit. Ai ka provuar që ta luajë derbin me të dyja klubet, por duket disi paradoksale se si një “ish” i dy klubeve nuk gjen dot një biletë për takimin e sotëm mes Tiranës dhe Partizanit.

Për këtë situatë, ish-portieri i Tiranës, i cili gjithashtu ka luajtur edhe për Partizanin dhe ekipin tonë kombëtar, është shumë i indinjuar. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, ai ka deklaruar se në pamundësi për ta ndjekur derbin nga stadiumi, do të udhëtojë nesër drejt Durrësit për të ndjekur sfidën ndërmjet Teutës dhe Skënderbeut.

Blendi Nallbani

Nallbani deklaron që asnjë nga klubi nuk është kujtuar për lojtarët që kanë derdhur djersë dhe dhënë kontribut në fitoren e trofeve të shumtë dhe tashmë nuk kanë mundësi as për ta parë skuadrën e tyre nga afër. “Asnjë nga klubi nuk është kujtuar për ne lojtarët, që kemi derdhur djersë për këtë fanellë dhe që i kemi dhuruar klubit tituj të shumtë kampionë. Unë madje nuk kam mundur të siguroj as biletën për të parë këtë sfidë dhe do ta kaloj fundjavën duke parë ndeshjen në Durrës ndërmjet Teutës dhe Skënderbeut”, u shpreh “Tata” për “Panorama Sport”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb