Të tjera polemika për shpenzimet marramendëse të Melania Trump.
174 mijë dollarë në një ditë të kaluar në Toronto në një hotel ku nuk kaloi as natën.

Lajmin e bën të ditur Quarz, website i lajmeve të aktualitetit, cituar nga Ansa.

Një shifër pothuajse dyfish e harxhuar nga Zonja e Parë (95 mije dollarë) për gjysëm dite në Intercontinental Cairo Semiramis, në kryeqytetin egjiptian, gjatë fundit të vizitës së saj në Afrikë.

Kur zyrës së Melania ju kërkuan shpjegime ata thanë që të kontaktohej departamenti i shtetit.
Por zëdhënësja e saj Stephanie Grisham ka thënë për Quarz që shpenzimet janë në pjesën më të madhe për pishinën që Melania ka përdorur, për masat e sigurisë, kurimet mjekësore, komunikimin, për kortezhin automobilistik, logjistikën.

Të gjitha shpenzimet janë ligjërisht të detyrueshme për udhëtimet zyrtare. Në të vërtetë Quarz-it i rezulton që i gjithë ekipi ka kushtuar edhe 18 mijë dollarë të tjerë.

(da.xha/BalkabWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb