Armand Duka, presidenti i FSHF-së, në një intervistë për La Repubblica, ka folur për finalen e Conference League, e cila zhvillohet në Tiranë, në Air Albania, më 25 maj.

President, për herë të parë Shqipëria organizon një finale të UEFA-s, çfarë ndjesie ju jep?

Është krenari e madhe që kemi sjell në vendin tonë finalen e parë të Conference League. Kemi punuar shumë këto vite që ta kthejmë Tiranën, të paktën për një dit, në qendrën e futbollit evropian. Jemi shumë krenar për atë që kemi bërë, mungojnë edhe pak ditë, por gjithçka po shkon mirë. Jemi gati.

Duka1
Duka1

Keni dëgjuar për polemikat në Itali dhe Holandë rreth mënyrës së organizimit të këtij eventi?

Të gjitha janë polemika të kota. Paragjykime ndaj shqiptarëve. Jemi të aftë ta organizojmë një turne të tillë kaq të rëndësishëm dhe do ta tregojmë.

A nuk është i vogël një stadium me 21 mijë tifozë për një finale evropiane?

Arena Kombëtare është një xhevahir, është impianti më i mirë i vendit dhe i plotëson të gjithë kriteret e UEFA-s. Nëse nuk do të ishte kështu, nuk do të na e kishin besuar këtë finale. Mbase nuk mendohej një fluks kaq i madh kërkesash për një biletë nga ana e dy finalistëve.

Feynoord pak ditë më parë publikojë një komunikatë të ashpër në lidhje me mënyrën se si u shitën biletat

Nuk e kuptoj se për çfarë ankohen holandezët. Në një stadium prej 21 mijë tifozësh Roma dhe Feynoord kanë pasur në dispozicion afro 4 mijë bileta, afro 20% të totalit. Pjesa tjetër është nxjerrë në shitje të lirë nga UEFA.

Duka2
Duka2

Jeni i vetëdijshëm se në Tiranë do të ketë shumë tifozë pa bileta?

Kjo ndodh shpesh, në çdo aktivitet të madh futbollistik. Mendoni se në Paris këtë vit nuk do të ketë tifozë të Liverpool dhe Real Madrid pa bileta? Ose në Sevillia të nesërmen? Unë i them atyre që nuk do të ketë një biletë që të vijnë e të shijojnë atmosferën e një finaleje, në një qytet që me shumë mundësi pjesa më e madhe e tyre nuk e kanë vizituar më parë.

A mund të ketë probleme me sigurinë?

Absolutisht jo. Jemi gati të mirëpresim të gjithë ata që dëshirojnë të vijnë, falë një mekanizimi organizativ ad hoc. Në Tiranë do të ketë edhe dy “fan zone” dedikuar për tifozët e Romës dhe Feynoord. Aeroporti i Tiranës dhe porti i Durrësit do të jenë dy pika mirëpritje, me një sistem kontrolli dhe siguroi për të shmangur kontaktet ndërmjet dy tifozerive.

Një finale e cila duket edhe një biznes i madh turistik

Kjo nuk është një agrumet për mua, nuk bën pjesë në kompetencat e mia. Mund të them që nuk është vetëm Tirana, është edhe Durrësi, që është vetëm 30 minuta larg kryeqytetit, më thonë që aty ka tifozë të Romës.

Për këtë bëj tifo ndërmjet Feynoord dhe Romës?

Që në fillim të këtij turneu shpresoja që Roma të arrinte në finale. Ne dhe ju jemi dy popuj shumë pranë njëri tjetrit, më lidhin shumë gjëra më Italinë. Më 25 maj do të bëj tifo për Romën.
(BalkanWeb_

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb