Polemika e ngritur nga Roko Komiso, padroni i Fiorentinës, pas ndeshjes që skuadra e tij humbi kundër kampionëve të Juventusit me rezultatin 3-0, ka rikthyer edhe njëherë projektorët te goditet nga pika e bardhë e penalltive.

Por, pavarësisht ankesave të Komisos, nuk është Juventusi ekipi më i favorizuar. Lacio udhëheq renditjen e penalltive me 13 në favor dhe dy kundër, duke qenë në +11 në këtë llogari. Shumë mbrapa në renditje gjendet Interi me +5 dhe Roma me +3, që mbyll podiumin.

Në vend të katërt dhe të pestë Atalanta dhe Juventusi, që kanë regjistruar vetëm një llogari prej +2 situatash në favor. Milani që ka 4 penallti në favor dhe 5 kundër, është -1, po aq sa edhe Fiorentina, ndërsa Napoli -2.

“Macja e zezë” e Serisë A është Udineze, që ende nuk e ka parë një penallti në favor në këto javë kampionati.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb