TIRANE

Së fundmi dhe këngëtarja e njohur Kida ka dhënë mendimin e saj për fituesen e festivalit në RTSH. Ajo realizoi një video “live” në Instagram dhe tha se t’i përgjigjej çdo pyetjeje që gazetarët do t’i bënin.

E ngacmuar nga Olti Curri, se kë do të zgjidhte ajo nëse do të ishte pjesë e jurisë, Arilenën apo Elvana Gjatën, Kida tha:

“Janë të dyja shumë artiste të mira. E kam pak problem të them një emër të Arilenës apo Elvanës…”- por Olti Curri insistoi që ajo të thoshte një emër dhe më në fund këngëtarja u shpreh:

“Kënga e Elvanës ishte tipike Eurovizioni, e kuptuam që do të ishte hit. Kësaj here ka qenë më interesante Elvana Gjata!”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: