“Policët bënin humor me vajzën time”.

Kështu deklaron babai i 20-vjeçares nga Librazhdi që u kap mat me të dashurin në shtëpinë e burrit të saj. Në një intervistë ekskluzive për ‘Me zëmër të hapur’ në ‘News24’ babai tha se vajza nga tronditja shkul flokët.

Pse duhet ta kapnin mat?
Atë e dinin vetë atë. Ndoshta s’ju pëlqente nusja. Se di. Nuk i pëlqente më siç duket. Djali ishte në emigrim, më tepër ishte i lidhur me nënën. Dhe kështu ndodhi.
Kur erdhën më morën me makinë, më thanë; ça ka vajza, është sëmur apo ka vdekur? më tha xhaxhai i djalit se; do e marrësh vesh se ça ka ndodhur. Kush shkuam atje, më tha vjehrri; ‘që shiko ça ka bërë vajza jote’. E shoh vajzën të zhveshur, me një copë peshqir të mbuluar. Më ra të fikët. Atë e kishin rrethuar nja 10 veta, atë djalin. U mata ta godas. Vajzën e kanë ndarë veç. Punonjësit e policisë kanë bërë humor me të. Përse u akuzove i thoshin?! Bënin humor me vajzën time. Erdhi një makinë dhe e mori vajzën dhe dëshminë e bëri pa praninë time.

Ia keni prerë flokët vajzës?
Jo absolutisht. Vajzën kur e kam parë nga xhami i komisariatit, vajza shkulte flokët. Vajza ishte e tronditur. Nuk i flisja si fillim, i thash nënës; jepi bukë. U bë ça u bë tani e kemi vajzë. Kur plasën rrjetet sociale, kur u shpërndarë videot, aty mori përmasa të tjera ngjarja. Unë s’do e çoja atje vajzën. Do e çoja në Tiranë vajzën te doktori, pasi e kishin goditur edhe në kokë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb