Pak më parë, përmes një deklarate Policia njoftoi se gjatë protestës së sotme të opozitës u lënduan edhe tre policë, të cilët i ka vizituar në ambientet e spitalit ushtarak, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Veliu është interesuar te mjekët për shëndetin e punonjësve të Policisë dhe u ka uruar atyre shërim të shpejtë.

Më pas Drejtori i Përgjithshëm ka takuar në ambientet e jashtme të spitalit edhe një pjesë të kolegëve të punonjësve të lënduar, duke i falënderuar për gjakftohtësinë, seriozitetin dhe profesionalizmin e treguar gjatë protestës së sotme.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb