Agjencia e lajmeve “Euronews”, ka bërë një artikull për policinë shqiptare, e cila me “1 Qershor”, u bëri surprizë fëmijëve të sëmurë në spital, duke u veshur si personazhe heronjsh.


Në artikull shkruhet se punonjës të Forcave Speciale të Policisë së Shqipërisë vendosën që të sjellin disa momente magjike për fëmijën që nuk mund të argëtoheshin jashtë me shokët e tyre gjatë Ditës Botërore për Fëmijët.


“Superheronjtë fluturuan nga tarraca e spitalit pediatrik në Tiranë, duke u bërë dhurata dhe një pankartë të printuar ku shkruhej “Ti je heroi ynë!”.


(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: