Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka rreshtuar problemet me të cilat përballen punonjësit e burgjeve.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili u shpreh se kjo qeveri ka para për inceneratorët, por jo për këta punonjës të një sektori kaq të vështirë.

Postimi i plotë:

Qeveri hajdutesh, s’ka leke per punonjesit e burgjeve, por per Inceneratoret ka miliona euro!

Hajdutet e qeverise kane lene ne mizerje punonjesit e burgjeve.

Qeveria e hajduteve nuk ka Leke per keta punonjes, qe sherbejne ne kete sektor shume te veshtire dhe delikat.

Punonjesit e burgjeve kane kerkesa shume te drejta dhe perballen me keto probleme kritike:

?Ju takon rritja e pagës, të paktën me 20%.

?Për një muaj, punonjësi i policisë 15 shërbime 12-orëshe dhe ka përfituar 46 mijë lekë pagë.

?Rikthimi i pagesës për ditët e shtuna dhe të diela.

?Sot, punonjësit e policisë i blejnë uniformat te Rruga e Barrikadave.

?Po ikin punonjësit e policisë, po lënë detyrën, për shkak të kushteve të vështira, të diskriminimit, dhe talljes me ta për uniforma dhe paga”,

Ministri Manja deklaronte:

“Me 1 korrik fillojnë pagat e reja për punonjësit e policisë së burgjeve, siç kam premtuar në Korrik, uniformat e reja për policinë e burgjeve.”

Ky premtim i bërë nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja më 14 prill sipas sindikatës së punonjësve të policisë së burgjeve nuk është mbajtur.

“Ne pritëm 1 Korrik 2022 dhe sot jemi me 17 Gusht 2022 dhe më duket se ministri ose me dashje ose pa dashje nuk i vendosi vitin dhe do miratohen pagat me 1 Korrik të vitit ‘1 Prill”-shprehet Kryetari i Sindikates Valentin Macaj.

⚫️Gardianët e regjimit të brendshëm e të jashtëm po përballen edhe me mungesën e dietave, nuk kanë uniforma dhe veprojnë në kushte të vështira në punë

⚫️Ka një muaj që po punojnë 12 orë në ditë pa një shishe ujë,
️pa kushte në vendin e punës,

⚫️pa tualet punonjësit e regjimit të jashtëm,

⚫️nëpër kupola, pa vakt ushqimor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: