TIRANE- Kush tha që policët të ndalojnë vetëm për të të komunikuar gjobën që ke marrë në bazë të shkeljes rrugore? Në Tiranë ndodh krejt e kundërta, polici mund të të ndalë edhe për një arsye krejt të veçantë, siç ka ndodhur me këta të dy që shihni në foto.

Lambo 3

Dy policët kanë ndaluar drejtuesin e një Lamborghini në Tiranë, jo për t’i kontrolluar dokumentet, por për të bërë një foto me të! Makinë të tillë ndoshta nuk do t’i qëllojë të shohë për një kohë të gjatë, prandaj si pa të keq njeri nga policit i është afruar mjetit dhe tjetri ka shkrepur foton.

Ndërsa Lambo-ja vazhdonte të qëndronte e ndaluar në rrugë, policit shihen afër njeri-tjetrit teksa shikojnë fotot e realizuara pranë saj.
Lambo 4
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb