TIRANE

Një ditë pas Kongresit të PS-së, ish-kryeministri Sali Berisha ndan mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se i pranishëm në të ishte edhe një polic i arrestuar për kanabis në vitin 2016 . Në mesazhin e publikuar në ‘Facebook’, nga ish-kryeministri Berisha, qytetari nuk ngurron të shprehë edhe habinë për praninë e  tij në mesin  e socialistëve.

“Polici Gjergj Dodani qe u arrestua ne vitin 2016 per kanabis ishte dje ne kongresin e partise se hashashit!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje z. berisha! Si i thon nji fjals “ujku qymen e ndrron, por jo zakonin” ! Iky polici i arrestum per drog ka ken dje me kongresin e Rilindjes, e nuk jena habit fare kur e kena pa! Me drogaxhi e ka ba shtetin e po me drogaxhi don me e majt! Kta duhen shporr si ne ’91 me revolucjon! Tana t’mirat e ta kam nis per me e publiku qi ta marrin vesh tan mileti! Tu rrit ndera e s’duhet mu dorzua para ktyne qejve kriminela”, shkruan Berisha.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb