Kamera e vendosur në uniformën e një polici amerikan, ka kapur momentin kur ky i fundit i shpëton jetën një djali 12 ditësh që nuk po merrte frymë.

Will Kimbro nga Berkeley, ka deklaruar se ishte duke patrulluar në Summerëille, kur ndaloi që po ecte me shpejtësi të madhe. Ai iu afrua makinës dhe më pas merr në krahë vogëlushin e quajtur Riley. Kimbro pa u menduar dy herë e mori foshnjën dhe fillon të bëjë të pamundurën me duar që vogëlushi të marr frymë.

Ai fillimisht i bën masazh në gjoks më saktësisht rreth zemrës, duke i thënë “Të lutem, fillo tani të qash. Hapi sytë të lutem”. Pasi ia arrin qëllimit, ia bën me dije të ëmës së tij që do t’i jap frymë artificiale derisa të vijnë ekipet emergjente.

Me të dërguar në spital gjendja shëndetësore e vogëlushit është stabilizuar, kurse për këtë veprim polici është duartrokitur nga të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb