Një polic nga Houston që po punonte për të kontrolluar situatën në koncertin e Drake dhe Migos është kapur duke fotografuar të pasmet e një vajze.

Një person e ka filmuar gjatë shfaqjes dhe e ka publikuar në Twitter. Aty duket se si polici fotografon vajzën që ka veshur fustan të shkurtër me vija.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pak momente më vonë, ai shihet duke admiruar fotografinë në celular. Në sfond dëgjohen reperët e grupit Migos që po performojnë hitin “Slippery”.

Kanë nisur hetimet për të zbuluar identitetin e policit pasi thuhet se një sjellje e tillë nuk është e lejueshme për personelin.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: