Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, publikon videon e bujshme, që po qarkullon në media dhe rrjetet sociale, ku një polic me makinë ndalon një qytetare dhe e ngacmon, dhe sulmon ashpër ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Balliu shkruan në “Facebook” se tashmë e shohin të gjithë shqiptarët fytyrën e ministrit Lleshaj, këtë portret mizor si kamzhik të fjalëve burg, burg, burg.

Mesazhi i Balliut:

Llesh Ministri, si faj i pa ndëshkuar

Tashme, të gjithë shqiptarët ftyren e ministrit Lleshi e shohin, te gazi lot sjellesh, te qindra burra, gra e fëmije teë goditur prej tij si në Belfastin e dikurshem apo Pretorian e para Mandeles.

Ky portret mizor si kamzhik i fjalëve, burg burg burg, të Ramës është konkurrent per arrestime politike me cdo diktature.

Po Llesh Minister, ti je policia e Rinasit që vidhet me orar dyqani
Ti je policia e rrahjes në Fier të qytetarve dhe arrestimeve pse duan bukë.
Ti je o Llesh Minister në cdo arë kanabisi, laborator droge të ditur dhe të pa kapur.
E më së fundi je dhe te kjo vidio
Qe nuk bën fjale për idil por për trafik.
Mos ki merak, koha jo për studim, por për akuze publike për ngjashmeërin e portretit tënd me atë të policisë Rilindja, po troket.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb