SHBA- Një kalë duke dhënë shpirt dhe kalorësi i tij që i qëndron pranë deri në frymën e fundit. Një foto e bërë me celular po bën xhiron e botës në web, duke u bërë virale. Protagonist është Charlotte, një pelë 6 vjeçe në shërbim të policisë së Houston. Ajo u vra gjatë një patrullimi, pasi e frikësuar nga zhurma e një motori është çorientuar dhe është goditur nga një kamion.

Faqja në Facebook, Animal League ka treguar historinë. Ngjarje që është konfirmuar nga Departamenti i Policisë në Houston që përmes rrjeteve sociale i kanë dhënë lamtumirën ‘kolegut’ të tyre.

“E donte punën e saj dhe ishte gati të kapte të këqijtë, ndërsa fëmijëve iu dedikonte një nuhatje të butë. I ka shërbyer Houstonit për 4 vjet. Do të na mungojë”, shkruan departamenti i policisë. Kolegu i saj ndërkohë, kalorësi është mirë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: