Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje nga dosja e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i Forcës Shqiponja.

Në rubrikën “Opinion”, në News24, gazetarja Lala zbardh dëshminë e kolegut të efektivit që qëlloi 25-vjeçarin, i cili mes të tjerash ka thënë se ka pasur përleshje fizike mes viktimës dhe autorit.

Sipas gazetares, kolegu E. Gj. ka thënë se në momentin e përleshjes efektivi i Shqiponjave ka rënë në tokë dhe në atë moment ka qëlluar dy herë mbi Klodian Rashën.

“Vetëm autori nuk pranon se ka pasur përplasje fizike me KLodian Rashës, ndërsa kolegu i tij e përgënjeshtron këtë. Në një moment, thotë ai, Klodian Rasha dhe efektivi janë përleshur fizikisht, ndërsa shton se vetë ka qenë në disntancë 100 metra. Sipas tij, kolegu ka rënë në tokë dhe në atë moment ka qëlluar dy herë ndaj të riut. Unë kam qenë mbrëmë te familja e Klodian Rashës dhe më thanë se ai kishte shenja në fytyrë. Në fakt ata kishin dhe foto të Klodianit pas vdekjes. Gjithashtu, familja Rasha pretendon se djali i tyre është qëlluar me dy plumba, ndërsa në dosje thuhet se njëri plumb e ka kapur në shpatull, kurse plaga në kokë është një plumb që e ka kapur shkarazi. Autori pretendon se e përdori armën pasi kishte frikë se Klodian Rasha ishte i armatosur, por ky i fundit nuk ka pasur armë. Familja Rasha ka dyshime të forta se policia ka tentuar të manipulojë ngjarjen”, është shprehur gazetarja Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb