Me asfiksi e djegie, të dy personat që mbetën të plagosur nga zjarri në komisariatin e policisë numër 5 në Kamëz.

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se 62-vjeçari Dilaver Idrizi, i cili ishte arrestuar pasi hodhi partneren e tij nga ballkoni i katit të tretë ndodhet në spitalin e djegie plastikës ku fillimisht është këqyrur shkalla e djegies. “Këtu është në vëzhgimin 24/24 të mjekëve. Ka djegie, por nuk i rrezikohet jeta. Më pas është vëzhguar për çështje të asfiksisë dhe pritet të transportohet në repartin e toksikologjisë”, raportoi Skëndaj.

Ndërkohë sa i përket efektivit të policisë Hajredin Boja, i cili ndërhyri pas shpërthimit të flakëve për të nxjerrë dy të ndaluarit që ndodheshin në Komisariat ndodhet në toksikologji për trajtim.

“Ndërkohë që edhe efektivi i policisë, i cili ka ndërhyrë sapo ka parë zjarrin ndodhet në repartin e toksikologjisë, ka djegie të lehta”, tha Skëndaj.
Nga zjarri humbi jetën 26-vjeçari Arben Mici, i arrestuar për dhunë në familje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb