Policia ka njoftuar se në 48 orët e fundit janë pezulluar 20 leje drejtimi në aksin Kardhiq-Delvinë.

Ndërkohë 95 masa administrative janë marrë për shoferët të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi tej normës së lejuar.

Njoftimi: 

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Gjirokastrës dhe Delvinës, vijojnë monitorimin 24/7 me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët “edukues”.

Gjatë monitorimit të pandërprerë, makinat inteligjente, dronët dhe radarët automatikë, në aksin e ri Kardhiq – Delvinë, kanë konstatuar qindra shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha akset rrugore, nga Morina në Sarandë, monitorohen me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët “edukues”.

Drejtues mjetesh: Rregullat e qarkullimit rrugor janë manuali për një jetë të sigurtë, zbatimi i tyre është detyrimi ligjor dhe moral që kemi ndaj njëri-tjetrit, në hapësirën që ndajmë bashkë.

Policia Rrugore nuk ka për qëllim shtimin numrit të masave administrative, por ka për qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Në destinacion arrin i sigurt në rast se zbaton rregullat e qarkullmit.

Monitorimi vijon në të gjitha rrugët e vendit.

#Mosshpejtosedetipret
#Zbatorregullateqarkullimitrrugor
#Siguriarrugorepërgjegjësiepërbashkët

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: