Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale, si dhe një drejtues mjeti.

Njëri prej të arrestuarve është 17-vjeçari A. M., banues në Krujë, dhe që lidhet me operacionin e koduar “Nikla”, ku u arrestuan një grup të rinjsh që kishin droguar dhe abuzuar seksualisht për muaj me radhë me një 17-vjeçare në Fushë Krujë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, arrestuan shtetasit:

A. M., 17 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, lidhur me operacionin e koduar “Nikla”, datë 12.07.2020.

M. S., 24 vjeç, banues në fshatin Zallë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë ka nxjerrë urdhër-ndalimi, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, sepse më datë 14.06.2020, ka goditur me sende të forta shtetasin P. D., 53 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:

Z. Ll., 36 vjeç, banues në banues në Laç, pasi më datë 14.07.2020, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, është përplasur me motorin tip “Piaggo” me drejtues shtetasin S. V., 52 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: