Policia e Durrësit në bashkëpunim më policinë e Lezhës kanë vënë në pranga 4 shtetas dhe kanë proceduar penalisht një tjetër.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se janë ndaluar shtetasit A. V., 31 vjeç për vjedhje, A. V., 47 vjeç për dhunë në familje, M. K., 24 vjeç dhe E. B., 23 vjeç përmungesë të lejes së drejtimit.Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet D. Q., 44 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i Policisë

DVP Durrës

Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Durrës dhe Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasit:

  1. V., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”;
  2. V., 47 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasin R. A., 24 vjeç, banues në fshatin Bizë, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke prerë në mënyrë të paligjshme 10m³, dru zjarri.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit M. K., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për ndalim;

  1. B., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Më datë 30.07.2021, në Xhafzotaj, Shijak, një mjet ende i paidentifikuar ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja shtetasin D. Q., 44 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 30.07.2021, në Xhafzotaj, Shijak, një mjet ende i paidentifikuar ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja shtetasin D. Q., 44 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: