VLORE

Policia po zhvillon një aksion në Vlorë, për arrestimin e personave të shpallur në kërkim. Gjatë aksionit dyshohet se policia ka shkëmbyer zjarr. Burime për ‘BalkanWeb” bëjnë me dije se forca të shumta policie janë të pranishme në zonë, ku edhe e kanë vendosur zonën nën blindim.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se gjithë aksioni është bërë për të ndaluar një shtetas, i cili dyshohej se qarkullonte me armë. Menjëherë më pas policia i është vënë në ndjekje, por ai s’ka ndaluar, po është fshehur në një banesë.

Momentalisht ai është kapur nga forcat e policisë, të cilët e kanë shoqëruar në komisariat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: