Gjatë operacionit policor për asgjësimin e kanabisit në fshatin Dërmish në Finiq, të Sarandës, polciia arrestoi edhe një person me precedentë të mëparshëm penal.

“BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për 32-vjecari Odise Cavo, i njohur me pseudonimin “Curra”.

Ndonëse ky i fundit nuk kishte lidhje me drogën e asgjësuar, gjatë një kontrolli rutinë në banesë, policia i gjeti dhe i sekuestroi një pistoletë të llojit TT, që “Curra” e mbante pa leje.

Bëhet fjalë për një person precedentë të mëparshëm penal. Ky shtetas mësohet gjithashtu se në 2008 ka mbetur edhe i plagosur.

NJOFTIMI I PLOTË
Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim para ndalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë Sarandë kanë konstatuar dhe asgjësuar disa bimë kanabis në vendin e quajtur “Dërmish”, Bashkia Finiq.

Policia ka vënë në pranga shtetasin S. Ç., 42 vjeç, banues në Dërmish, Finiq, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin G. O., si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në afërsi u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë e llojit TT, për të cilën u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi O. Ç., 37 vjeç, banues në Dërmish, Finiq.

Materialet i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb