Policia e Shtetit është ngritur në këmbë duke kryer një aksion anti-drogë në të gjithë vendin. Shumë qytete nga veriu në jug janë në alarm pas pranisë së forcave të shumta RENEA.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se është bërë dhe një aksion për kapjen e Lul Berishës, me policinë që ka bastisur në shtëpinë e tij, edhe pse ky i fundit nuk është gjetur.

Ne fokus të policisë është goditja e grupeve kriminale ne trafik drogash e armesh. Pak më parë u arrestua edhe i ashtuquajturi “Bosi” i Shijakut,  Flamur Avdyli.

Avdyli është arrestuar nga forcat RENEA bashkë me dy persona të tjerë, njëri me inicialet H.H, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë edhe Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkelqim Avdyli, Shaqir Gjepali.

e.f/BalkanWeb

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: