“Ultras Guerrils” prej 3 ndeshjesh nuk e kanë mbështetur Partizanin në stadium për shkak të kushtit të vënë nga policia për t’u paraqitur me kartat e identiteti.

Për sfidën e sotme Partizani-Kukësi më herët u raportua se ishte gjetur gjuha e përbashkët mes palëve dhe mbështetësit e kuq do të futeshin në stadium pa këtë kusht, të cilin “guerrilsat” e cilësojnë kundër parimeve të tyre.

Një njoftim i policisë pak para ndeshjes turbulloi shumë ujërat pasi theksohej se çdo tifoz do të jetë i detyruar të paraqesë ID.

Nga raportimet para se të niste takimi u mësua se disa tifozë janë lejuar të futen në stadium pa kartë ID pasi të pranishme ishin kamerat e televizioneve, ndërsa me largimin e tyre çdo gjë ndryshoi. Pa ID askush nuk hynte në ambientet e brendshme të “Selmas Stërmasit” dhe si rrjedhojë disa tifozë u larguan, duke çuar dëm biletat e blera në sportele.

Më poshtë edhe postimi i “Ultras Guerrils”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb